9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Evropa e “mbërthyer” nga Covid-19, mbi 25 milionë të infektuar

Në Evropë, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, rezulton që të jenë infektuar me koronavirus mbi 25 milionë qytetarë.

Të dhënat janë publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters ndërsa shumë prej shteteve të Kontinentit të Vjetër shtojnë masat anti-Covid.

Rezulton se Evropa ka regjistruar të paktën 25,016,506 raste pozitive dhe 559,863 vdekje që nga fillimi i pandemisë, duke raportuar së fundmi mbi një milion raste të reja për çdo katër ditë.

Me vetëm një të dhjetën e popullsisë së botës, Evropa mbetet rajoni më i prekur, me gati 30% të rasteve globale dhe vdekjeve.

Në Britani, Kryeministri Boris Johnson njoftoi një bllokim të ri të rreptë kombëtar të martën, duke paralajmëruar se një variant i ri i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në vend po përhapet aq shpejt sa rrezikon të mbingarkojë sistemin e kujdesit shëndetësor brenda 21 ditësh.

Gjermania, e cila aktualisht po raporton numrin më të lartë të vdekjeve ditore në rajon, zgjati bllokimin në të gjithë vendin deri në fund të janarit. Në Itali, kufizimet e vendosura gjatë Krishtlindjes u zgjatën deri më 15 janar, ndërsa në Greqi qeveria vendosi një bllokim të rreptë nga 3 deri më 11 janar.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat