9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Fidel Ylli bleu votat e KOKSH me paratë e shtetit”, Bezhani akuzon qeveritarët për dështimin në Olimpiadë: Sportisti nuk do…

Ish-presidenti i KOKSH, Viron Bezhani ka folur në studion e “Syri TV” për përfaqësimin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike të Tokios. Dështim jo vetëm në rezultate, por edhe në mënyrën e prezantimit. Bezhani preku edhe temën sa i përket sportistit Briken Calja i cili udhëtoi në këto Lojëra Olimpike pa trajnerin e tij dhe prezent ishte presidenti i Federatës së Peshëngritjes Elez Gjoza.Viron Bezhani e sheh si përgjegjësi të presidentit aktual të KOKSH, Fidel Ylli.

“Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli, ka dashur të bëjë qoka me përfaqësimin e Shqipërisë në Olimpiadë. Ai nuk i ka vënë rëndësi fare rezultatit, por njerëzve të cilët e kanë ndihmuar për t’u bërë president i KOKSH-it.

Rezultati i Brikenit (Caljes) ishte i mirë, por me një kujdes më të madh do të kishim një rezultat edhe më të mirë. Të pretendosh për medalje dhe të mos kesh interesimin e duhur, kjo nuk është normale. Sportisti nuk ka nevojë për t’i rënë shpatullave, por për kushte.Sportisti që shkon në një aktivitet të tillë, duhet të ketë trajnerin me vete, patjetër.

Erion Veliaj dhe Edi Rama, kanë përvetësuar skuadrat olimpike, kryeministrit nuk i takon të japë flamurin, është kompetencë e Presidentit.Fidel Ylli ka blerë votat me paratë e shtetit për t’u bërë president i KOKSH-it. Erion Veliaj thotë që dënon krimin, por bashkëpunon me të”, tha Bezhani.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat