9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Flamur Noka shfaqet nga Laknasi dhe bën denoncimin e rëndë: Po kthehet në rrezik për banorët

Drejtuesi politik i fushatës në Partinë Demokratike për zonat e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Zallherrit, Flamur Noka ka qenë sot në Laknas ku ka denoncuar gjendjen skandaloze siç ka thënë ai, ku jetojnë banorët.

 “Rilindja Rurale rezultoi një gënjeshtër e madhe për banorët e Laknasit. Sot, ky fshat është i mbuluar nga mbeturinat, me ndërtesa të vjetra të mbuluara me eternit, duke u kthyer në një rrezik për banorët e zonës.

Rrugët dhe trotuaret e Laknasit janë investim i bërë në kohën kur qeveriste Partia Demokratike. Me Edi Ramën dhe Rilindjen, kjo zonë është zhytur në baltë, ka mbetur në vendnumëro!

Gjendja e Laknasit sot është shumë larg pamjes së një fshati turistik. Kjo situatë skandaloze ka ardhur si pasojë e keqqeverisjes, e abuzimeve dhe premtimeve të pambajtura nga Edi Rama”, u shpreh Noka.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat