18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Franca gjobit Google me 150 milionë euro

Agjencia franceze për konkurrencën e tregut ka gjobitur kompaninë “Google” me 150 milionë euro për “shpërdorim të pozitës së saj dominuese” në tregun e reklamave në internet.

Sipas agjencisë, metodat që përdor Google Ads janë “të paqarta dhe të vështira për t’u kuptuar” dhe se kompania i zbaton ato në një “mënyrë të pabarabartë dhe arbitrare”.

Agjencia gjithashtu urdhëroi kompaninë “Google” të sqarojë se si përdor Google Ads dhe procedurat e tij për pezullimin e llogarive.

“Google” përmes një deklarate u shpreh se do ta apelojë vendimin dhe se politikat e saj të reklamimit janë krijuar për të mbrojtur konsumatorët “nga reklamat abuzive”.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat