9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Goditi me sende të forta kunatin, arrestohet 72-vjeçari në Pogradec

Policia e Pogradecit ka arrestuar një person si dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë për vepra të ndryshme penale.Uniformat blu kanë vendosur në pranga shtetasin I. B., 72 vjeç nga Pogradeci, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta kunatin e tij, Z. B.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:
Pogradec
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit I. B., 72 vjeç, banues në Pogradec, pasi në banesë ky shtetas, dyshohet se ka goditur me sende të forta kunatin e tij shtetasin Z. B., 62 vjeç, banues në PogradecPo nga këto struktura, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, për shtetasin A. K., 24 vjeç, banues në fshatin Gurras, Pogradec dhe shtetasen P. B., 57 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e policisë konkretisht në fshatin Gurras dhe në lagjen nr. 1, Pogradec, rezultoi se lokalet në pronësi të këtyre shtetasve ishin të paregjistruar në organet tatimore.Gjithashtu filloi procedimi penal për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” për shtetasin A. M., 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi në hyrje të qytetit të Pogradecit, ky shtetas u kap me mjetin tip “Volksëagen”, duke transportuar mallra ushqimore, të dyshuara kontrabandë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat