20.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

“I kërkoj falje nipave e mbesave”/ Mexhit Picari flet në Gjykatë: Dhurata s’ka pasur dijeni…

Ka dalë pak më parë para Gjykatës së Tiranës, Mexhit Picari dhe vajza e tij Dhurata Saliaj të akuzuar për vrasjen e Kudret Saliajt.

Me kokën ulur, Mexhiti mësohet se ka kërkuar falje për krimin e kryer dhe e ka ‘zhveshur vajzën’ nga çdo përgjegjësi duke thënë se nuk ka pasur dijeni.

“Pistoletën e kisha në brez, nuk e mora në çantën e vajzës. Kërkoj ndjesë për çfarë kam bërë, i kërkoj falje nipërve dhe mbesave, Dhurata nuk ka pasur dijeni”, mësohet se ka deklaruar autori kryesor i krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në një lokal pranë gjykatës së Tiranës, ku çifti kishte seancën e radhës gjyqësore në procesin e divorcit.

Mexhit Picari vrau ish-dhëndrin, Kudret Saliajn, i cili po ndahej nga e bija e tij Dhurata.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat