9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Ilir Meta bën thirrjet e forta ndaj popullit shqiptar: Ngrihuni në këmbë, të detyrojmë….

Presidenti Ilir Meta tha se i ka bërë të gjitha përpjekjet për një dialog mes opozitës dhe mazhorancës, por që nuk dhanë rezultat.

Ndaj kreu i shtetit, i ftuar në emisionin “360 gradë”, i bëri thirrje popullit që të ngrihet në këmbë dhe të detyrojë Parlamentin të bëjë ligjin për referendum si e vetmja alternativë për zgjidhjen e krizës.

“I kam bërë përpjekjet e mia për dialog me opozitës dhe qeverisë. Situata është kjo që është, Rama zgjodhi rrugën e kapjes së të gjithë institucioneve dhe të kapjes së reformës në drejtësi. Opozita zgjodhi rrugë shumë të gabuar që ishte delegjitimimi i institucioneve, dy rrugë pa asnjë takim.

Ja ku jemi në këtë situatë, në këtë derexhe prandaj kam ardhur në këtë pozicion që si presidenti duhet ti them diçka njerëzve ore çfarë do të bëhet në këtë vend, kjo nuk shkon, si ta zgjidhim këtë. Ka vetëm një rrugë, asnjë shpresë tek kjo klasë politike. Po patët shpresa do prisni edhe 2000 vjet. Rruga është që të gjithë të ngrihemi në këmbë, të detyrojmë Parlamentin të bëjë ligjin për referendum dhe të shkojmë drejt referendumeve. Kaq.”, tha presidenti.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat