20.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Infektimi i fëmijëve me COVID, flet mjekja pediatre: Asnjë në gjendje të rëndë

Mjekja Gjeoirgjina Kuli teksa ka folur për për situatën e fëmijëve të prekur nga Covid-19 në Pediatri bën me dije se asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.

“Fëmijët janë në gjendje të stabilizuar. Fakti që janë në spital gjendja e tyre nuk është në gjendje të rëndë, nuk kanë asistencë për oksigjen, deri tani nuk kemi asnjë fëmijë me komplikacione. Ka fëmijë që ka temperatura të larta deri në 40 gradë, të vjellat dhe diarreja janë prezente. Ka fëmijë që u janë prekur mushkrit dhe duhet të përdorin antibiotik. Si gjendje klinike janë të mesme situata. Komplikacionet të cilat atribuohen kovidit sic është sëmudnja e kavasakit zakonisht nuk manifestohet për fëmijët me sëmundje shoqëruese. Komplikacionet më të rënda kanë qenë tek fëmijët më të shëndetshëm. Tek fëmijët simptomat e Covid apo variantit më të ri Delta janë diare, të vjella dhe temperatura e lartë”, tha fillimisht mjekja Kuli.

Sa fëmijë janë të prekur? “Numrin total nuk mund ta them, 4 % e vlerave pozitive është me fëmijë nga 0-15 vjeç që quhen grupmoshë pedriatike. Në total nga fillimi i pandemisë kemi pasur 200 shtrime në pedriati. Asnjë fëmijë nuk është në gjendje të rëndë”

Sa humbje jete tek fëmijët? Vetëm një fëmijë ka humbë jetën në korrik, ju e mbani mend. Ishte një fëmijë 17 muajsh, dhe prej asaj kohe tashmë nuk kemi më fatalitet tek fëmijët.

A duhen të vaksinohen fëmijët? “Vaksina është mbrojtëse. Kjo po shqyrtohet për fëmijët dhe më pas aprovohet nga Komiteti Teknik. Mbase mund të mendohet vaksinimi edhe për këtë grupmoshë.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat