14.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Jasmina e “Për’puthen” në një lidhje me Erik Fullanin?

Ish-protagonistja e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu ka treguar se pas marrëdhënies me Andin, që nuk shkoi ashtu siç ajo priste, ka nisur një lidhje të re, ndonëse nuk e ka zbuluar identitetin e të dashurit të saj.Mirëpo, së fundmi në mediat rozë, përflitet se i dashuri i saj mund të jetë Erik Fullani, djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit. Dhe në fakt, kjo jo pa arsye, pasi ndjekësit kanë vënë re disa detaje që i kanë bërë të dyshojnë.Jasmina dhe Eriku e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, por deri këtu nuk ka asnjë vend për dyshim, pasi ata mund të jenë edhe miq, ose thjesht të njohur. Por, muaj më parë, Jasmina u shfaq në në një video-live të Erikut, ku dhe dërgoi një puthje publikisht. Ndërkohë, ndjekësit kanë vënë re se jo pak herë, ata veshin të njëjtat rroba, ‘hoodie’ kryesisht.Si të mos mjaftonte, në foton e fundit të publikuar në Instagram, Jasmina shihet teksa pozon para një makine tip “Audi”, e cila duket e njëjtë me atë të djalit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.Ndaj nuk dimë ç’të mendojmë: Mbase ata janë thjesht miq të mirë, ose mbase Eriku është i dashuri i ri i Jasminës, ndonëse asnjëri prej të dyve nuk ka reaguar lidhur me këtë situatë.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat