10.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Kaos në Australi, erë, pluhur, zjarr dhe dëborë…

Australia Lindore u godit sot nga mot i jashtëzakonshëm, që solli në të njëjtën kohë stuhi pluhuri, dëborë dhe erëra të fuqishme që provokuan zjarre duke shkaktuar dëme dhe ndërprerje të komunikacioneve në shumë zona.

“Për ta vënë në kontekst këtë ngjarje, lindja e vendit është përfshirë nga zjarret dhe dëbora brenda një zone prej 500 kilometrash”, deklaroi Zyra australiane e Meteorologjisë.

Qyteti i Sidnejit dhe kryeqyteti i vendit, Kanberra u goditën nga një stuhi pluhuri që ka filluar që dje dhe që nuk ka mbaruar ende. Në Kuinland, qytetet bregdetare po përjetojnë një mot të nxehtë, ndërkohë që rajonet jugore po përballen me stuhi masive pluhuri.

Në jug të vendit, të paktën 40 000 shtëpi janë pa energji elektrike, ndërkohë që shumë prej tyre janë shkatërruar nga stuhitë. Sot, mbi 100 fluturime nga aeroporti i Sidnejit janë anuluar për shkak të erërave të fuqishme, ndërkohë që trafiku është limituar vetëm në një korsi.

Ndërkohë, Shërbimi Zjarrfikës tha sot se një zjarr gjigant ka rënë pranë qytetit Sollt Esh, 170 kilometra në veri të Sidnejit. “Ky zjarr ka djegur më shumë se 1 500 hektarë dhe ai ende nuk është vënë nën kontroll”, thanë zjarrfikësit

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat