9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Kemi një rast të importuar”. Silva Bino jep detajet: Quhet pacienti zero, kontakti më i ngushtë i tij…

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino në krah të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në konferencën për shtyp, ka deklaruar se rasti i 28-vjeçarit të infektuar me koronavirus është i tipit zero, por që nuk ka një transmetim komunitar.

Sipas Binos, në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik bëhen 200 analiza në ditë për koronavirusin, dhe mund të bëhen edhe deri në 500 sipas kapaciteteve.

‘Kemi një rast të importuar, ky quhet pacienti zero, nuk kemi një transmetim komunitar. E kemi të qartë rrugën që ka ndjekur, dhe i kemi të qarta fare mirë kontaktet që ka pasur. Kontakti më i ngushtë i tij është infektuar. Minimalisht mund të kemi kryer 200 analiza në ditë, dhe mund të kryejmë deri në 500 në ditë nëse shtojmë kapacitetet’, tha Bino.

 

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat