16.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

TË FUNDIT

Këngëtari i famshëm flet për fëmijërinë e hidhur

Këngëtari 28-vjeçar,Ed Sheeran i cili së fundmi është martuar me të dashurën e tij të fëmijërisë, Cherry Seaborn, 26 vjeç, ka zbuluar se qante çdo ditë pas shkollës, pasi tallej nga shokët e tij për flokët ginger dhe syzet e mëdha.

Përkundër pamjes së tij të çuditshme, këngëtari tha se ishin pikërisht gjërat e veçanta që bënë të kishte sukses në muzikë.

Gjatë një interviste me DJ Nihal dhe reperin Dave për fushatën kundër racizmit, Love Music Hate Racism, këngëtari zbuloi se ishte muzika që më në fund i solli besim dhe e lejoi që të përshtatet.

“E urreja shkollën fillore, qaja çdo ditë, unë jam kuqalosh kështu që u mërzita menjëherë që nga dita kur fillova shkollën – djalosh me flokë ngjyrë të kuqe, mbaja syze të mëdha … pak i çuditshëm”, tha ai.

“Nuk kam pasur kurrë fat me femrat sepse kam qenë i çuditshëm”, deklaroi Sheeran në një intervistë me DJ Nihal dhe reperin Dave.

Po gjërat ndryshuan për të mirë kur filloi të merrej me muzikë në shkollën e mesme.

“Shkova në shkollë të mesme, fillova të luaja kitarë dhe u bëra pjesë e një grupi, muzika është një nga ato gjëra që mund t’ju japë besim. Para se të merrja kitarën në dorë unë nuk bëja asgjë”, shtoi këngëtari duke zbuluar se muzika i ndryshoi jetën.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat