11.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

KQZ shqiptare i jep Kosovës 50 kamera vëzhgimi, do të përdoren në zgjedhjet e 17 Tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për huazimin e 50 kamerave që do të përdoren në zgjedhjet e 17 tetorit në Kosovë.

Në njoftimin e KQZ-së bëhet me dije se këto kamera do të përdoren në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, duke përfshirë edhe numërimin e votave me kusht dhe atyre me postë.

“Përmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi bëhet e mundur huazimi i 50 kamerave regjistruese nga KQZ-ja e Shqipërisë, të cilat do të përdoren gjatë proceseve të ndryshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, përfshirë numërimin e votave me kusht dhe atyre me postë si dhe gjatë rinumërimit eventual të vendvotimeve”, thuhet në njoftim.

Ilirjan Celibashi ka deklaruar se në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri, kamerat janë përdorur në të gjitha qendrat e votimit.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat