13.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Kundërshtarët tanë nuk janë Meta e Basha”, Taulant Balla paralajmëron heqje nga puna

Deputeti socialist, Taulant Balla ka thënë se kundërshtarët më të mëdhenj të PS nuk janë Meta me Bashën, por punonjësit që nuk kryejnë punën.

Balla i ka bërë këto deklarata gjatë inspektimit të punimeve e kryera në njësinë administrative Klos. Ai tha se qeveria do të jetë “shumë e rreptë” me punonjësit që nuk ofrojnë shërbimet ndaj qytetarëve.

“Kundërshtari ynë më i madh nuk janë as Meta, as Basha, por ata punonjës të zyrave të shtetit që nuk e kryejnë detyrën siç duhet. Pikërisht ndaj këtyre punonjësve ne duhet të jemi shumë të rreptë”, u shpreh Balla duke vijuar të thotë se PS-së i duhet një mandat i tretë.

“Gjyqtar më të mirë se populli nuk ka dhe populli do të na gjykojë të gjithëve në 25 Prill. Populli do të dijë të ndajë shapin nga sheqeri dhe t’i japë Edi Ramës një mandat të tretë për të qeverisur së bashku me njerëzit”.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat