9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Kur do të jetë dasma? Si do të quhet bebushi? Eduart Grishaj zbulon detajet nga marrëdhënia me Arbanën

Regjisori Eduart Grishaj dhe moderatorja e njohur Arbana Osmani do të bëhen së shpejti prindër.

Arbana është në muajt e fundit të shtatzanisë dhe thuhet se në jetë do të vijë një djalë.

Eduarti na ka shuar disa kuriozitete për fëmijën që do të vijë në jetë.

Gjatë një interviste për “Pushime on Top”, Grishaj ka treguar më shumë detaje nga jeta e tij personale.

Regjisori rrëfeu se megjithëse nuk e di kur do ta bëjnë dasmën, e ka të qartë vendin ku do të mbahet.

“Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë, por do ta bëjmë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet tek gjërat e bukura.”- tregoi ai.

Gjithashtu, Eduarti rrëfeu si e ka përjetuar lajmin e shtatzënisë dhe më pas pranoi se bebushit do t’i vendosin një emër tipik shqiptar, ndërsa ne mezi po presim ta mësojmë!

“Në fillim ishte shumë emocionuese. Më pas me kalimin e kohës kthehet cdo gjë në normalitet. Por pastaj fillojnë zënkat pse ma bleve këtë shalqinin kështu, po domatet pse si more të fshatit dhe thua kur po vjen momenti që të iki kjo periudha. Po do të jetë tipik shqiptar.”- ka thënë regjisori.

 

 

REAL NEWS 

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat