9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Lajmi fundit/ Përplasen ‘kokë më kokë’ 2 automjetet në Sarandë, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Sarand-Muzinë. Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Njoftimi:

Mesditën e sotme, rreth orës 12:40, në rrugën Sarandë-Muzinë, një mjet tip “Benz” me drejtuese shtetasen F.SH, është përplasur me një tjetër mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin Z.R.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat