20.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Manjani ironi të thellë ndaj Ramës për akuzat kundër Ramës

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka zgjedhur të ironizojë thellë kryeministrin Edi Rama, për deklaratat përkundrejt mediave dhe cilësisë së raportimit për situatën e vendit pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Manjani shkruan se ndan të njëjtin mendim me kryeministrin, që mediat të mos transmetojnë debate me “energji negative”, pasi mjaftojnë pamjet e këtij të fundit teksa sillet në mënyrë arrogante me të prekurit nga tërmeti.

“Kjo është energji pozitive. Nuk ka debat në studio që e zëvendëson. Ka shumë të drejtë në insistimin e tij… Meqë ra fjala, respekt për Gjykatën që la të lirë të arrestuarën politike”-shkruan më tej Manjani, duke iu referuar 25-vjeçares nga Durrësi, Xhuliana Aliaj, e cila u arrestua tre ditë më parë me akuzën e përhapjes së panikut falë dy postimeve në “Facebook”.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat