9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Masat për të burgosurit, ministrja Gjonaj del me njoftimin e rëndësishëm, ja ç’pritet të ndodhë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë se tashmë do të lirohen masat anticovid për të burgosurit.

Tanimë do të rinisin takimet me familjarët, dhënia e lejeve të veçanta dhe aktivitetet në burgje.

“Duke zbatuar të gjitha urdhërat për shtimin e masave në të gjithë personelin për përhapjen e virusit. Është dashur që të merreshin disa masa për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Stafi shëndetësor në burgje ka kontrolluar gjatë gjithë kohës për 15 muaj të gjithë të burgosurit.

Janë kryer në të gjitha rastet hetimet epidemiologjike për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Janë shënuar dy humbje jetë të të burgosurve për shkak të Covid-19, por kanë pasur edhe sëmundje bashkëshoqëruese. Stafi meriton të gjitha lëvdatat për arritjen e këtij rezultati kaq pozitiv deri më tani.

Kemi pasur edhe humbje jete të 7 punonjësve të stafit mjekësor. Është rritur numri i komunikimeve telefonike dhe për herë të parë janë bërë takime me skype me të dënuarit.

Për të miturit do të ketë nga 4 takime çdo muaj me familjarët e tyre. Gjithashtu do lejohen komunikimet me skype. Që prej datës 14 qershor do të rifillojnë takimet me të burgosurit dhe dhënia e lejeve të veçanta”– u shpreh Gjonaj.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat