9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Meta uron Papa Françeskun në 84-vjetorin e lindjes: Faleminderit për mesazhet ndaj Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta ka uruar Papa Françeskun në 84-vjetorin e tij të lindjes. Meta shpreh mirënjohje për udhëheqjen e Kishës Katolike dhe të njerëzimit në rrugën e paqes. Ai falenderon atë për mesazhet e vyera për popullin dhe në veçanti për rininë e Shqipërisë.

“Urimet më të ngrohta dhe të përzemërta Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, me rastin e 84-vjetorit të lindjes! Mirënjohje të thellë pёr udhëheqjen e Kishës Katolike dhe tё njerëzimit nё rrugën e paqes, dashurisë, solidaritetit, humanizmit, bashkëpunimit, dialogut dhe vëllazërimit.

Përherë falenderues për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria Juaj dhe Kisha Katolike i kanë dhënë kombit shqiptar në momentet të vështira, si dhe në kapërcimin e sfidave shpirtërore, sociale e ekonomike, së fundmi edhe të pasojave të pandemisë COVID-19. Të paharruara mbeten për mua mesazhet e vyera dhe frymëzuese Tuaja, At i Shenjtë, për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme të Shqipërisë.  Ju uroj Shenjtëria Juaj, një jetë sa më të gjatë dhe të shëndetshme!”, shkruan Meta.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat