9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin urgjent, do dërgohen 60 mjekë drejt…Detaje

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës me anë të një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se do të dërgojë në Shqipëri rreth 60 mjekë, për t’u vaksinuar kundër COVID.

MSH në Kosovë thotë se lista e mjekëve të Kosovës i është dërguar autoriteteve shqiptare, të cilat më herët kanë shprehur gatishmërinë që punonjësit shëndetësorë nga Kosova të vaksinohen në Kukës.

“Ministri (i Shëndetësisë së Kosovës, Armend) Zemaj e ka informuar homologen e tij, ministren Ogerta Manastirliu për listën e vullnetarëve për vaksinim dhe në koordinim midis autoriteteve të dy shteteve, do ta bëhet edhe aranzhimi i aspekteve logjistike dhe vaksinimi i tyre”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat