13.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka fituar betejën me COVID-19/Mesazh për ata që s’e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus jua them nga përvoja ime personale dhe e familjes sime…

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka fituar betejën me COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale. Kushi shkruan se pas rikuperimit të plotë ndihet e lehtësuar dhe me dëshirën e madhe për të shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim. Ajo bën thirrje që duhet sa më shumë kujdes dhe vigjilencë në respektimin e të gjitha masave për shëndetin e familjarëve.
“Një shëtitje në Parkun “Rinia” Elbasan, pas rikuperimit të plotë nga beteja me COVID-19 dhe përpara rikthimit në një javë intensive pune dhe angazhimesh aktive, e lehtësuar dhe me dëshirën e madhe për të shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim.
Ndjesë që isha larg zyrës më gjatë nga sa e kisha menduar, por për të gjithë ata që ende nuk e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus, jua them nga përvoja ime personale dhe e familjes sime. Kujdes dhe sa më shumë vigjilencë në respektimin e të gjitha masave parandaluese, për shëndetin tuaj dhe të familjarëve të dashur! Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen dhe mesazhet tuaja inkurajuese gjatë këtyre ditëve!”, shkruan Evis Kushi.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat