13.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Ministrja Xhaçka mbërrin në Kolonjë, jep mesazhin e fortë para Kryebashkiakut

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka ka qenë mëngjesin e sotëm në Kolonjë ku teksa ka vlerësuar bashkëpunimin me kryebashkiakun Erion Isai, ka deklaruar ndër të tjera se ka ende shumë punë për t’u bërë.

“Për ne kjo është një fushatë me zemër të hapur, me derën e hapur për gjithë qytetarët që kanë diçka për të ndarë me ne, qoftë në formën e shqetësimeve apo qoftë në formën e aspiratave për të ardhmen. Pa diskutim i ofrojmë Kolonjës një 4 vjeçar me projekte transformuese, me investime më shumë. Është bërë shumë për Kolonjën gjatë këtyre viteve të fundit, aq sa nuk është bërë gjatë gjithë viteve të tranzicionit, por shumë më tepër është në plan për të bere për ta. Edhe për të kthyer mbrapsht borxhin e madh për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Partisë  Socialiste por edhe gjithë vendit me emrat e shquar dhe me figurat që kanë kontribuar për historinë e këtij vendi. Marrëdhënie e shkëlqyer, një djalë i jashtëzakonshëm, energjik dhe pranë komunitetit në çdo orë “, tha Xhaçka.

Kryebashkiaku Erion Isai shprehet se skuadra është në terren për të maksimizuar votën për partinë socialiste e për të vazhduar punën e nisur në qytetin që ai administron.

“Rama ka sjellë në vendin e diskursit me të lartë diplomatik si Faik Konica, e Fan Noli ministren e jashtme të Shqipërisë. Është një vlerësim i madh dhe një mundësi e mirë lobimi për zhvillimin e zonës përmes projekteve ndërkombëtare.  Sa më e fortë të jetë figura politike që përfaqëson Kolonjën, aq me te mëdha do të jenë investimet. Unë jam i lumtur që Partia Socialiste dhe Edi Rama dashurinë për Kolonjën e kanë treguar me vepra”, tha Isai.

 

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat