13.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Mjeti me shpejtësi theu kangjellat dhe ra në Osum, zbardhen detajet si humbën jetën nën e bir në Berat, djali fillimisht u nxor me shenja jete

Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik i ndodhur këtë mesditë në Berat, ku humbi jetën nëna dhe djali i saj.

Mësohet se 30-vjeçarja Klaudia Xhaferaj, ka qenë duke lëvizur me makinë, me të birin 6-vjeçar.

Mjeti ka qenë duke ecur me shpejtësi, kur ka humbur kontrollin, ka thyer kangjellat dhe ka përfunduar në lumin Osum.

Kanë qenë banorët, që kanë konstatuar mjetin, duke ndërhyrë menjëherë. Djali ka dalë me shenja jete, por nëna nuk reagonte. Ata kanë humbur jetën rrugës për në spital.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat