9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Myslim Murrizi e paditi në SPAK, reagon flakë për flakë ish-Ministri Panariti

Ish-ministri Edmond Panariti ka reaguar ndaj padisë së Myslim Murrizit. Panariti i bën thirrje Murrizit që të korigjojë shënjestrën e opozitarizmit.

Statusi:

Korrigjo shënjestrën e opozitarizmit Z. Murrizi!

U njoha me padinë më unike në botë ndaj Ministrisë së Bujqësisë të kryer nga opozitari i opozitës Murrizi.

Padi për diçka që nuk ka ndodhur kurrë !

Pra një padi për diçka që nuk ekziston!

Sepse nuk ka patur, dhe nuk ka tender të organizuar nga Ministria e Bujqësisë për sistem të vaditjes me pika me ujë të lumit Shkumbin për Bashkinë e Divjakës, siç deklaron prej kohësh paditësi opozitar i opozitës!

Nuk ka!

Kjo është lehtësisht e verifikueshme.

Pra është qesharake të paditësh pa objekt padije.

I vetmi investim madhor i realizuar në Sistemin Kombetar të Vaditjes , ka qenë ai i Bankës Botërore, i kryer për infrastrukturën e digave dhe të kanaleve të para dhe të dyta të vaditjes.

jë ndër ndërhyrjet më të suksesëshme në sistem.

Dorëzuar me çelsa në dorë me funksione të plota vaditjeje, Bashkive përfituese që prej afër 5 vitesh .

Prandaj korrigjo shënjestrën e opozitarizmit tënd zoti Murrizi!

Kaq.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat