9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Ndjeva lodhje, më kapi veshkat dhe pastaj kur më kanë…” Bujar Qamili rrëfen të tjera detaje nga beteja e gjatë me COVID: 21 ditë në koma…

Këngëtari i mirënjohur shkodran Bujar Qamili ka qenë sot i ftuar në një lidhje ‘Skype’ në emisionin ‘Wake Up’, ku ka rrëfyer sërish betejën e gjatë që kaloi me COVID, ndërsa tha se qëndroi 21 ditë në koma në një spital në Itali.

Bujari rrëfeu se shkoi në vendin fqinj për të kaluar disa ditë pushime me familjen, por pati shqetësime me veshkat dhe u shtrua në spital. Këngëtari beson se virusin e ka marrë në festival.

“Erdha në Itali ku jam aktualisht për pushime, por më filluan problemet e veshkave. U shtrova në spital për 10 ditë, u bëra mirë dhe dola nga spitali.

Kur dola nga spitali, më edhi një ftesë nga disa miq për organizimin e një koncerti. Unë sakrifikova dhe shkova në Tiranë të koncerti ‘Këngë Moj’.

Pas provave u nisa drejt Milanos dhe ndjeva lodhja. Filloi temperatura pastaj, deri në 39 dhe s’kishte më kuptim të qëndroja në shtëpi.

Kam shkuar në spital dhe të nesërmen në mëngjes, kur erdhi djali për të më parë më tha: ‘babë mjekët thonë që ke marrë virus dhe do qëndrosh në spital. Pas 4-5 ditësh gjendja u përkeqësua. Djali më tha ke qëndruar 21 ditë në koma. Tani jam jashtëzakonisht mirë”, u shpreh Bujar Qamili.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat