10.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

‘Nënën nuk e shtrojnë te urgjenca’/ Skënder Brataj reagon pas denoncimit të fortë

Pas denoncimit të një qytetari se mamanë e tij nuk e shtronin në spital ndonëse prej dy javësh ishte e sëmurë, ka reaguar dhe Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj. Ky i fundit në një prononcim për news24, deklaron se në momentin që u denoncua rasti ai ka dëgjuar konsultën e dhënë nga mjeku i sipas të cilit e sëmura kishte vetëm temperaturë dhe qëndronte në shtëpi.

“Dje nga momenti që u denoncua rasti unë verifikova çdo thirrje nga ky qytetar. Unë kam dëgjuar edhe konsultën e mjekut dhe ajo kishte vetëm temperaturë dhe po qëndronte në shtëpi. Ditën e djeshme është njoftuar urgjenca kombëtare. Pas telefonatës së parë në 13: 06 ambulanca ka qenë në shtëpinë e të sëmurit. Dy telefonatat një në datën 12 shtator dhe një pasditen e djeshme në 13:06 janë të regjistruara”- tha ai.

 

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat