9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Ngrihet Alarmi i kuq për uraganin, ja çfarë drejtimi do marrë

Autoriteti i Mbrojtjes Civile ka dhënë alarmin për uraganin “Apollo”.

Orët e ardhshme konsiderohen vendimtare për ishullin pasi pritet të shihet qartësisht se cili do të jetë drejtimi që do të marrë uragani dhe në varësi të saj do të merren masat nga autoritetet.

Sipas “Corriere“, deri më tani, më e goditura konsiderohet zona e Sirakuzës, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për ererëra me shpejtësi deri në 10 km/h si edhe dallgë deri në 4 metra të larta.

Gjatë përmbytjeve, rrugët e Katanias u mbushën me ujë duke u kthyer në lumenj.

Uraganet janë një fenomen i rrallë në Mesdhe, por kohët e fundit janë shtuar për shkak të ndryshimeve të forta klimaterike. Ekspertët i quajnë ata “Medicane” për shkak se ndodhin në Mesdhe. Zakonisht forca e tyre është e vogël sepse formohen në një zonë të kufizuar detare, ndryshe nga uraganet që formohen në oqeane.

 

 

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat