20.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Nis seanca për shkarkimin e Ilir Metës dhe prezantohet raporti, Alket Hyseni jep detajet e forta

Ka nisur tashmë seanca plenare për shkarkimin e Ilir Metës si President.

Kreu i Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit ka prezantuar nga foltorja e Kuvendit raportin e hartuar.

“Në emër të Komisionit Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda të Presidentit të paraqes raportin e këtij komisioni. Deputetët kanë paraqitur propozimin për shkarkim e Kuvendit për shkarkim e presidentit Ilir Meta. Komisioni shqyrtoi në dy mbledhje kërkesën e deputetëve.

Komisioni pasi konstatoi se kërkesa e deputetëve plotëson kërkesat ligjore vendosi ngritjen e një Komisioni parlamentar. Kuvendi vendosi ngritjen e komisionit Hetimor të përbërë nga nëntë anëtarë. Objekti i ishte hetimi i akteve të kryera të presidentit gjatë fushatës dhe ditën e heshtjes zgjedhore përbëjnë shkelje të kushtetutës. Prishjen e ekuilibrit publik, dëmtimin e imazhit të vendit dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Shqipërisë”, tha ai.

Mësohet se raporti shtjellohet në 98 faqe dhe 3 anekse

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat