9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Nuk kishte asnjë shans me Sokol Olldashin”, Bamir Topi: Basha produkt ekskluziv i Berishës

Për ish-Presidentin Bamir Topi, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është prodhim ekskluziv i Sali Berishës. Sipas Topit, Basha ka marrë një mbështetje të madhe nga Berisha dhe sipas tij kjo është e vërteta që duhet treguar për Partinë Demokratike.

Më tej ish-presidenti Topi, theksoi se Berisha ka dështuar me Bashën pasi e kishte ideuar si trashëgimtar të tij politik dhe të interesave të tjera.

“Ka njerëz që përpiqen ka njerëz që i marrin të gjitha gati. Berishën e kam njohur si njeri inteligjent. Në rastin e zotit Basha aty ku kanë ardhur situatat e konsideroj produktin e tij një dështim të madh të parashikimit. Ky njeri si e kishte ideuar Berisha do ishte trashëgimtar të interesave dhe ideve.” tha Topi.
Topi është ndalur edhe tek gara mes Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës për Partinë Demokratike, ku sipas tij Basha nuk kishte asnjë shans përball Oldashit pa mbështetjen e Sali Berishës

“Në 2013 Lulzim Basha nuk do konkurronte kurrë me Sokol Olldashin. Eksperienca politike. Aftësia e Olldashit me strukturat. Inteligjencë për situata të veçanta. Basha ishte i qetë se ishte i emëruar dhe mori vëmendjen e Sali Berishës. Se historia o fshihet ose nuk përmendet. Por jo, Lul Basha. Nuk kam gjë personale me të.” tha Topi.

“Historia duhet të vendoset në këtë plan. Basha është produkt ekskluziv i Sali Berishës. Nuk e di të ketë figurë tjetër influente. Ka pasur emra të tjerë të rëndësishëm. E shikonin me neveri këtë raport. Kam parë shikim me neveri të kësaj marrëdhënie që nuk ishte normale mes Berishës dhe Bashës.” shtoi më tej Ish-Presidenti Topi.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat