9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

OBSH: Finalja e Euro 2020 me tifozë pa maska,shqetësim për rritjen e rasteve dhe përhapjen e variantit Delta

Epidemiologia e OBSH-së  Maria Van Kerkov, shprehu shqetësimin për rritjen e rasteve dhe përhapjen e variantit Delta pas finales së djeshme Angli-Itali. Sipas saj, tifozët pa maska do të jenë burim i përhapjes së mëtejshme të virusit dhe varianteve të reja.Van Kerkoy e përshkroi ndeshjen me më shumë se 60,000 tifozë në finalen e kampionatit europian të futbollit  “katastrofike”.

“Pandemia nuk bëri pushim sot … varianti Delta do të shfrytëzojë të pavaksinuarit dhe personat pa maska.” Katastrofike, “shtoi ajo.

Rikujtojmë se kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka mbrojtur vazhdimisht vendimin për të lejuar më shumë se 60,000 tifozë  në finale, duke thënë se do të merreshin masat e duhura.Globalisht, shkalla e infeksioneve me koronavirus ka shënuar rritje. Javën e kaluar  janë shënuar mbi 2.6 milionë raste të reja; Europa ka përjetuar një rritje prej 30 për qind të rasteve.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat