9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Ore po prindi a e dëgjoi? Po prindërit e tjerë a do e bojkotojnë emisionin?”. Gazetarja shpërthen pas bullizimit ndaj të miturës

Gazetarja Fatma Haxhialiu ka reaguar në rrjetin social Facebook lidhur me një video që u bë virale në rrjet ku në emisionin “T’ka mami yll”, balerini i njohur Albi Nako bullizonte vajzën e mitur, konkurrenten, për peshën.

“Ore po prindi femijes e degjoi? A reagoi? A u ankua? Po prinderit e tjere kane ndermarre ndonje gje konkrete qofte dhe ta bojkotojne emisionin??? Apo su vajti ne mendje, derisa u be virale kjo video????”, tha Fatma.

“Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?”- e pyeti Albi Nako vajzën. “Të kërcej”, përgjigjet vajza.

Por, Albi vijon sërish duke insistuar: “E sigurt?” E më pas e pyet se cili nga djemtë krah saj e ka trupin më të bukur për balet.

Në këtë moment ë sikletshëm për vajzën, u bë pjesë dhe anëtarja tjetër e jurisë Erisona rusi, e cila e vuri vajzën në një dilemë të vështirë duke e pyetur nëse do të ndalonte së ushqyeri për të kërcyer.

 

 

 

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat