11.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Parada për ditëlindjen e Mbretëreshës, akuza e ushtarakëve: Kali i Princit William është droguar

Duka i Kembrixhit, 39 vjeç, hipi në një kal të zi të Divizionit të Shtëpisë, të quajtur George, ndërsa kalonte në inspektimin e praktikës, të njohur si Rishikimi i Kolonelit, në Londrën qendrore.
Veteranët ushtarakë kanë hedhur akuza ndaj organizatorvve të provave të paradës për ditëlindjen e Mbretëreshës Elizabet pasi sipas tyre kali i Princit William dukej i ‘droguar’.

Sipas Dailymail, Duka i Kembrixhit, 39 vjeç, hipi në një kal të zi të Divizionit të Shtëpisë, të quajtur George, ndërsa kalonte në inspektimin e praktikës, të njohur si Rishikimi i Kolonelit, në Londrën qendrore.

‘Kali i William duket i droguar. Koka e tij është gjatë gjithë kohës e varur. Është një turp.’-ka thënë njëri prej tyre.

Për këtë ngjarje, William veshi uniformën e tij ushtarake kuqeblu, të stolisur me medalje, të cilat i bashkoi me kapelën tradicionale të lëkurës së ariut ndërsa hipi mbi kal, gjithashtu të zbukuruar me galeri ceremoniale

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat