9.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

TË FUNDIT

Pas apelit të Metës/ Opozita bën gati kërkesën: Të ngrihet komision hetimor për DSIK-në

Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, i kanë dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku i kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor, për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të institucioneve për pajisjen e Genti Cakajt me certifikatë sigurie.

Në letrën e tyre  deputetët e opozitën kërkojnë informacion të detajuar lidhur me të gjitha etapat që janë ndjekur nga DSIK për pajisjen me certifikatë sigurie të Genti cakës.

Ky vendim i deputetëve të opozitës vjen pasi sot paradite një thirrje e bëri edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Në kërkesën e opozitës janë 4 çështje që janë objekt i hetimit parlamentar.

“1. Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të veprimeve të institucioneve shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me “certifikatë sigurie” nga DSIK; 2. Roli i Këshillit të Ministrave, Kryeministrit apo ministrave përgjegjës në shkeljen e procedurave dhe rregullave për garantimin e informacionit “sekret shteërore” dhe shkeljen e procedurave për pajisjen e z. Cakaj me “certifikatë sigurie”; 3. Arsyet e moszbatimit të ligjit nga z. Gent Cakaj për mbi 7 muaj dhe pasojat që ka sjellë për sigurinë kombëtare dhe angazhimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE; 4. Autoritetet përgjegjëse që kanë lejuar z. Cakaj, të administrojë dhe përpunojë informacion të klasifikuar, pa qenë më parë i pajisur me “certifikatë sigurie””, janë kërkesat e opozitës. /Real-news.tv/

Kerkese Kom Hetimor Per DSIK by on Scribd

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat