9.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

TË FUNDIT

Pas dorëheqjes së qeverisë, Putin emëron kryeministrin e ri të Rusisë

Pas njoftimit për dorëheqjen e kryeministrit rus, Dimitri Medvedev, presidenti Vladimir Putin ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.

Kremlini ka njoftuar se kreu i Shërbimit të Taksës Federale të Rusisë, Mikhail Mishustin është zgjedhur nga Putin si zëvendësuesi i Medvedev.

53-vjeçari ka punuar në qeveri që nga viti 1998 dhe ka mbajtur një profil të ulët ndërsa ka shërbyer si kryetar i Shërbimit Federal të Taksave që nga viti 2010.

Në një lëvizje të papritur, qeveria e Rusisë tha se do të jepte dorëheqjen vetëm disa orë pasi Putin njoftoi planet për një referendum kombëtar që do të propozonte kufizimin e pushtetit të presidentit.

Në një fjalim para zyrtarëve të lartë, Putini sugjeroi ndryshimin e kushtetutës së Rusisë për të kufizuar kohën në detyrë të presidentit në vetëm dy mandate, ai ka shërbyer për katër të tillë, shtrëngimin e kërkesave për kandidatët presidencialë, dhe duke lënë parlamentin të zgjedhë kandidatët për kryeministër dhe kabinetin.

Menjëherë pas fjalimit, Medvedev njoftoi se qeveria e Rusisë do të jepte dorëheqjen plotësisht, duke i lejuar Putin të emërojë ministra të rinj. Medvedev u emërua në një pozicion të ri si nënkryetari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, i cili kryesohet nga Putin.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat