9.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

TË FUNDIT

Përfundon pika e re e grumbullimit në Belsh, Krifca: Në shërbim të zgjerimit të tregut të fermerëve

Ditën e sotme Ministrja Krifca ka inspektuar pikën e grumbullimit të ndërtuar me fonde publike për të zgjeruar tregun për fermerët e Belshit, ku bujqësia përbën 70% të ekonomisë në vend.

Në hapësirën e dedikuar për produktet bujqësore, në një takim edhe me fermerët e zonës, ministrja tha se ky investim tregon një standart dhe një realitet të ri bujqësor në vend, i cili zhvillohet gjithmonë e më shumë.

Kjo pikë grumbullimi është e para që hapet në këtë zonë dhe do të shërbejë si një treg i hapur për fermerët, duke iu dhënë atyre mundësinë që të të shesin produktin në kushte më të mira. Ministrja Krifca tha se falë këtyre investimeve, i jepet edhe më shumë vlerë markës shqiptare, duke bërë që vendi ynë të njihet edhe për produktet e përpunuara.

Që prej 2017 janë ndërtuar 240 pika grumbullimi me standarte ndërkombëtare, me kapacitete ruajtëse e frigoriferike, duke ruajtur produktin bujqësor për ta tregtuar me çmim më të mirë.

Qendra e grumbullimit e ngritur në Belsh do të mbështesë kryesisht produktet e serave, vreshtarisë, ullishteve dhe bimët medicinale të cilat janë dhe prodhimet kryesore të zonës. Falë ngritjes së qëndrës së grumbullimit tregu do të jetë më i aksesushëm për tregtarët dhe fermerët e bashkisë së Belshit dhe fshatrave përreth.

Tashmë tregtarët dhe fermerët do të kenë një treg të sigurtë për produktet e tyre bujqësore.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat