13.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Përplasja me LSI, Bardhi: Se kuptoj çfarë i shqetëson, po fusin hundët në punët e PD

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar përplasjet mes PD-së dhe zyrtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një intervistë për “Ora”, ai u shpreh ende nuk i kupton shkaqet e përplasjeve me kolegët e LSI-së, duke i akuzuar se po ndërhyjnë edhe në çështjet e brendshme të Partisë Demokratike. Po ashtu, Bardhi tha se priste që pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, presidenti Ilir Meta do të kishte një qëndrim për atë që ai e quajti “masakrën elektorale”.

“Nuk i kam kuptuar akoma çfarë është duke i shqetësuar në këto momente. Nuk kam bërë asgjë që të shpërthejë një vulgaritet nga ana e kolegëve të LSI. Kam dëgjuar etiketime për kryetarin e PD, ndërhyrje dhe futje të hundëve në punët e brendshme të PD. Kam dëgjuar lloj shpifjesh dhe akuzash nga më banalet. Pashë sot, edhe dje në fakt, një deklaratë që dilte nga zyra e Presidentit, një fletërrufe kundër kryetarit të opozitës, kryetarit të PD. Ndjej keqardhje dhe s’dua të kontribuoj fare në nxitjen e Presidentit për të nxjerrë fletërrufe çdo ditë. E kuptoj se mund të ketë mbetur pa shumë punë gjatë kësaj periudhe, kam pritur të mbante qëndrim për masakrën zgjedhore të 25 prillit. Deklaratat e presidentit javët e fundit në zgjedhje ishin me prerje duarsh, veshësh dhe hundësh për cilindo që prekte votën. Besoj se kanë qenë metafora se nuk besoj që presidenti të marrë shpatën dhe t’u presë dorën atyre që vodhën votat pas 25 prillit por kam pritur të ketë qëndrim institucional apo një aksion institucional për masakrën zgjedhore,”-tha Bardhi në fjalën e tij.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur “sulmin” ndaj kryedemokratit Lulzim Basha prej disa ditësh tashmë. E gjitha ka nisur pas deklaratave të sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi lidhur me ndarjen e mandateve gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Dje tha se Partia Demokratike është angazhuar plotësisht, duke theksuar se LSI-së i ishin ofruar 15 mandate të sigurta vetëm për listën e përbashkët, por shtoi se ishte refuzuar me pretendimin se do fitonin të vetë 34 mandate. Kundërshtimi i parë për këtë deklaratë erdhi nga Petrit Vasili, i cili mohoi bisedën. Më pas edhe kryetarja Monika Kryemadhi bëri të njëjtën gjë.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat