9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Plagoset me armë zjarri reperja e njohur

Një nga reperet më të suksesshme të momentit, Megan Thee Stallion, është qëlluar disa herë me armë zjarri ditën e dielë.

“Kam marrë disa plagë nga të shtënat me armë zjarri, si rezultat i një krimi që është bërë kundër meje, me qëllimin për të më dëmtuar fizikisht.”- shkruajti artistja, emri i vërtetë i së cilës është Megan Pete.

Nëpërmjet  një postimi në Instagram reperja hedh dritë mbi ngjarjen, e cila është komentuar shumë nga mediat e showbiz-it në SHBA dhe jo vetëm.

Ajo  tregon se u shoqërua nga policia në spital, ku ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë ajo hedh poshtë lajmet që raportonin se ajo ishte arrestuar.

Jam shumë mirënjohëse që jam gjallë dhe pres që të shërohem së shpejti. Kjo ka qenë një eksperiencë që më ka hapur sytë.”- shkruan ndër të tjera reperja në deklaratën e saj.

Policia e Los Angeles fillimisht nuk e komentoi ngjarjen e ndodhur në Hollywood Hills.

Për të gjithë ata që nuk e njohin, Megan thee Stallion ka qenë një prej artisteve që ka dominuar klasifikimet më të rëndësishme muzikore në SHBA këtë vit, kryesisht për shkak të “Savage”, që është një prej këngëve më popullore në TikTok.

Projektet e saj të fundit si “Girls in the Hood” kanë qenë mjaft të suksesshme.

Muajin e shkuar ajo u vlerësua si artistja më e mirë femër e zhanrit hip-hop në “BET Awards”.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat