14.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

‘Po na shembin shtëpitë’, banorët e një lagjeje në Krujë dalin në protestë

Disa shtëpi private në Krujë do të shemben pasi thuhet se janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, mirëpo banorët janë kundër.

Banorët e lagjes Subash në qytetin e Krujës janë ngritur sot në protestë, për shkak të një njoftimi nën zë që i është dhënë për shembjen e banesave të tyre.

Janë rreth 20 banesa të kësaj lagjeje, të cilat do shemben sipas banorëve e ndër këto banesa ka dhe banesa të shpallura monument kulture.

“Ne u njohëm për shembjen e banesave tona, pasi pamë postimet e kryeministrit dhe ministrave në FB ku pasqyronin projektin dhe planin e ndertimit.

Pas kesaj në ditën e djeshme u drejtuam në bashki ku pas disa orë debatesh ata pranuan që banesat tona do shemben pasi këtu do ndërtohen pallatet e reja për banoret e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit”, thanë banorët.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat