9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Pusho, kujt i drejtohesh kështu”? Plas keq në emision mes analistit Zheji dhe avokatit Ngjela: Ke probleme me sklerozën

Avokati Spartak Ngjela dhe analisti Artur Zheji kanë patur një përplasje së fundmi në emisionin “Breaking”.

Ata u përplasën teksa po flisnin për ftesën e kryeministrit Rama për kreun e PD-së, Lulzim Bashën për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Pjesë nga debati:

Artur Zheji: Kjo është thjesht një tentativë për diversion, reagimi i Bashës është i qartë. PD ka rikuperuar 200 mijë vota të humbura në vitin 2017. Rama kërkon që të demoralizojë elektoratin e PD.

Spartak Ngjela: Ore jeni në politikë ju apo jeni në interesa. Ambasadori rus tha që presim ndryshim. Nuk fiton dot Moska këtu, as Athina nuk e marrin dot kalanë se ka ardhur Clinton aty, e kuptoni apo jo.

Artur Zheji: Pusho kujt i drejtohesh kështu avokat, po flet pa lidhje!

Spartak Ngjela: Nuk bëj debat me papagall, s’po bëjmë dialog. Ambasadori rus kërkon ndryshim, nuk do të ndodhë.

Artur Zheji: Ke probleme me sklerozën sepse s’mund të ngatërrosh Yuri Kim me ambasadorin rus. Ti mos u merr me mua, bëhu serioz siç ke qenë, as mos fyej se nuk të fyeva. Yuri Kim kërkoi ndryshimin dhe jo ambasadori rus. Vazhdo monologun tënd tani.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat