14.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

TË FUNDIT

Pushtoi skenën e Eurovision dhe siguroi finalen, flet këngëtarja Anxhela Peristeri: Shqipëria e meriton!

Këngëtarja Anxhela Peristeri e cila shkëlqeu në skenën e  “Eurovision 2021”, arriti ta kualifikonte Shqipërinë në finalen e madhe.

Pas përfundimit të natës së dytë gjysmë finale, Anxhela i është përgjigjur pyetjeve në konferencën për shtyp të medieve.

Pyetja e gazetares shqiptare: Si ndihesh, pasi ishe e vetme në skenë dhe ja dole që e gjithë Europa të votojë për ty dhe Shqipëria të jetë në finalen e madhe?

Anxhela Peristeri: Nuk kam fjalë të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Ishte mahnitëse, sepse isha e para dhe nuk e prisja këtë. I dua të gjithë shqiptarët që më votuan, të gjithë shtetet europiane, jam shumë mirënjohëse. Ndihem shumë e lumtur tani. Faleminderit!

Shtypi ndërkombëtarë përfaqësuar me Poloninë: Si është “Karma” jote tani?

Anxhela Peristeri: E dua “Karmën” time, do të jem një njeri i mirë për pjesën e mbetur të jetës…

Ndërsa nga gazetarët e mediave online pyetja ishte: Si ndihesh tani që Shqipëria është për herë të tretë radhazi në finalen e madhe të “Eurovision”.

Anxhela Peristeri: Ndihem e lumtur, sepse Shqipëria e meriton, jemi një vend i vogël, por kemi artistë shumë të mirë. Të gjithë duhet ta njohin vendin tonë dhe muzikën tonë.

 

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat