9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Rama batuta: Shpresoj që ambasadori italian të mos e lërë Shqipërinë pa marrë pasaportën shqiptare

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencë me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio se është i bindur se bashkëpunimi mes dy vendeve do japë frytet e saj vitin e ardhshëm. Rama deklaroi me batutë se ka shpresën që deri në fund të misionit të tij në Shqipëri, ambasadori aktual italian të jetë pajisur me pasaportë shqiptare.

“Një mbyllje mjaft domethënëse e kësaj dite dhe këtij komiteti të përbashkët ku trajtuam tema dhe veprime konkrete në drejtime me interes të përbashkët dhe jam shumë i kënaqur për këtë ditë. Ka filluar në pallatin Kixhi në kryeministri dhe pastaj vazhdoi në takimet bilaterale dy palëshe të ministrave që përfaqësojnë shtylla bashkëpunimi mes dy vendeve në drejtësi dhe fusha të tjera. Jam i bindur që bashkëpunimi do sjellë fryte konkrete vitin e ardhshëm.Do ju mirëpresim ju dhe ministrat e përfshirë për të mbaruar punën e përbashkët brenda kësaj jave italiane që duam të realizojmë qershorin e ardhshëm. Nuk dua të hyj në hollësi për të mos i lodhur më shumë ata që na kanë ndjekur në këtë punë dhe duke marrë shënime apo duke ndihmuar si para edhe pas, si ambasadori i shkëlqyer italian në Shqipëri që shpresoj që në fund të misionit të tij të mos e lërë Shqipërinë pa pasaportën shqiptare ashtu si ka bërë një mik tjetër që është në katet e larta të kësaj ndërtese. Ne që nga nesër do fillojmë të punojmë me këto projekte që nga hekurudhat, bujqësia, turizmi, kultura dhe me radhë. Pa harruar shtyllat që kanë karakterizuar bashkëpunimin tonë, siguria dhe drejtësia”, deklaroi Rama

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat