14.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

TË FUNDIT

Rihanna kritikon “Victoria’s Secret”

Rihanna dha mendimin e saj për debatin e nisur pas komentit të një prej shefave të “Victoria’s Secret”, lidhur me modelet e bëshme dhe ato trasngjinore.

Shefi i marketingut, Ed Razek, kërkoi falje të premten pasi tha se modelet transgjinore nuk bëhen pjesë e shfaqjes së përvitshme, pasi sfilata perceptohet si “fantazi”.

Më pas ai shtoi gjatë intervistës për “Vogue” se, “Victoria’s Secret” do të akuzohej sërish nëse do të krijonte një shfaqje aq gjithëpërfshirëse sa ajo e Rihanna-s.

shte ky momenti që e bëri këngëtaren të reagonte. Ajo u etiketua në një postim, ku shkruhej:

“Shembulli pse markat duhet të jenë të kujdesshme kur publikojnë mendimet e drejtorëve. Sidomos kur është një burrë 70 vjeç që jeton në të kaluarën. Faleminderit Zotit, Rihanna na solli “SavageXFenty” këtë vit me vëmendje të veçantë dhe dashuri për diversitetin, në markën e saj”.

Rihanna nuk komentoi, por i bëri “like” postimit duke treguar në mënyrë të tërthortë se është dakord me postimin.

Në sfilatën e Rihanna-s në shtator, u shfaqën modele me përmasa të ndryshme trupore, përfshirë edhe modelja 9-muajshe shtatzënë, Slick Woods

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat