20.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Rihanna sulmohet online…

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet në Gaza, ndërsa Palestina i është përgjigjur duke hedhur raketa. Teksa luftimet kanë hyrë në ditën e gjashtë, duket se situata vetëm po agravohet.Ndërkohë, shumë figura të njohura botërisht mbajtën një qëndrim lidhur me këtë konflikt, ndërsa të tjerë e injoruan tërëisht sikur të mo skishte ndodhur asgjë. Nga ana tjetër, Rihanna (por jo vetëm) mbajti një qëndrim neutral dhe kjo ishte ajo që irritoi mjaft njerëz në rrjetet sociale.

“Po më thyhet zemra me dhunën që po shoh mes Izraelit dhe Palestinës. Nuk e shoh dot! Fëmijë të pafajshëm izraelitë dhe palestinezë po fshihen në streha kundër bombave, më shumë se 40 njerëz kanë humbur jetën vetëm në Gaza, 13 prej të cilëve ishin fëmijë të pafajshëm! Duhet të ketë një lloj zgjidhjeje! Po shohim se si njerëz të pafajshëm po bien pre e nocioneve të ekstremistëve dhe qeverisë dhe ky cikël duhet të thyhet!” , shkroi Rihanna në rrjetet sociale.

Ja disa nga komentet e njerëzve që reaguan ashpër ndaj reagimit të Rihannës ndaj konfliktit Izrael-Palestinë.

“Jo, nëse je pro humanizmit, duhet të jesh pro Palestinës.”

“Të famshmit që tregojnë se janë ‘neutralë’: Boll aktivizëm për sot!”

“Ndryshova mendje Rihanna, mund ta mbash albumin që do nxirrje.”

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat