14.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

TË FUNDIT

Rojet e Kullës së Londrës në protestë me “jelekë të verdhë”

Rojet të njohur si ‘Beefeater’ në Kullën e Londrës hoqën uniformat e tyre të kuqe tradicionale për të veshur “jelekët e verdhë” në një protestë për pensionet e tyre.

Për herë të parë në 55 vjet, vizitorët në kështjellën mesjetare u ndeshën me rojet që protestonin.

Stafi në pallatet mbretërore historike, duke përfshirë Pallatin e Gjykatës së Hampton dhe Pallatin Kensington, organizuan një protestë, duke veshur “jelekët e verdhë” njësoj si protestuesit në Francë.

Sistemi aktual i pensioneve është zëvendësuar me një të ri që përfshin më shumë kontribute nga punonjësit.

“Të punësuarit e rinj do të humbasin shumë para me këtë skemë të re.

Ndryshimi është shumë i ashpër për t’u pranuar nga punëtorët, të cilët thonë se janë të përkushtuar ndaj punës së tyre por pagat e tyre nuk janë shumë të mrekullueshme – tha Theresa,një nga punonjëset për AFP.

Edhe pse Pallatet Mbretërore Historike kanë ofruar kompensime të konsiderueshme për 11 përqind të stafit të prekur, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të qetësuar protestuesit.

Ata u mblodhën jashtë Kullës së Londrës, duke shfaqur pankarta: “Mbrojtja e pensioneve tona”.

“Ndonëse respektojmë plotësisht të drejtat e anëtarëve të sindikatave për të ndërmarrë veprime, protesta e sotme është zhgënjyese,” tha shefi ekzekutiv i Pallateve Mbretërore Historike John Barnes.

“Kjo nuk do të ndryshojë vendimin tonë për skemën e përcaktuar”-shtoi Barners.

Pallatet Mbretërore qëndruan të hapura gjatë protestës.

Chris Baugh, ndihmës sekretar i përgjithshëm në Bashkimin e Shërbimeve Publike dhe Tregtare, tha: “Do të vazhdojmë deri sa punëdhënësit të bisedojnë me ne”.

Ai tha se lëvizja e pensioneve për punonjësit në Pallatet Mbretërore Historike ishte “e panevojshme dhe e padrejtë”.

‘Beefeaters’ janë rojet ceremoniale që kanë për detyrë të kujdesen për bizhuteritë e kurorës. Ata gjithashtu mirëpresin vizitorët në kullë.

Veprime të mëtejshme janë planifikuar për këtë muaj dhe në vitin e ri./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat