9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Rusët bombarduan teatrin, gra shtatzëna dhe fëmijë nën rrënoja

Rusët kanë bombarduar Teatrin e Mariupol, ku fshiheshin të paktën 1 mijë qytetarë që kishin humbur shtëpitë e tyre. Fati i qindra civilëve që ishin strehuar në Teatrin e Dramës nuk dihet ende. Kjo është deklarata që ka bërë nga Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës rajonale të Donetskut që përfshin Mariupolin.

Sipas tij, forcat ruse po përpiqen të shkatërrojnë fizikisht Mariupolin dhe banorët e tij që kanë qenë deri më tani simbol i rezistencës.

Kyrylenko tha se sulmi ajror u bë në Teatrin e Dramës dhe pishinën e Neptunit.

“Sipas të dhënave paraprake, disa qindra banorë të Mariupolit strehoheshin në Teatrin e Dramës. Fati i tyre nuk dihet, pasi hyrja në strehë është bllokuar nga rrënojat,” tha ai.

“Rusët gënjejnë, [duke thënë] se aty ndodhej selia e Regjimentit të Azov. Por ata vetë e dinë mirë se kishte vetëm civilë Ka gra shtatzëna dhe gra me fëmijë nën rrënoja. Ky është terrorizëm i pastër!” shkruhet më tej në postim.

Aktualisht është e pamundur të përcaktohet numri i viktimave të këtyre bombardimeve dhe shkalla e shkatërrimit gjithashtu.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat