9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Shkarkimi i Ilir Metës/ Komisioni Hetimor merr vendimin e radhës

Komisioni Hetimor sapo ka mbyllur hetimin sot lidhur me shkarkimin e Ilir Metës si President.

Deputeti i PS Alket Hyseni ka prezantuar provat që ka administruar ky organ.

Pas propozimit të deputetit Spartak Braho, deputetja e PS Vasilika Hysi është shprehur kundër.

Do të doja të theksoja se lidhur me shkresën e sjellë nga presidenti që ne jo paqëllim ja kemi treguar kërkesën për tu paraqitur. Në shkresë aludohet se ne nuk kemi lexuar përgjigjet e presidentit, duke vënë në shkresë faktin që ne nuk i lexojmë shkresat. Në fakt kjo është për transparence dhe për rekorde. Çdo deputet i këtij komisioni, unë i kam dëgjuar përgjigjet e Presidentit. Do të doja që Presidenti të mos ishte autori i shkrimit të kësaj përgjigje, por të kenë qene lapsuse. Sepse ne kemi theksuar që për shkak të ngarkesës që ka presidenti në këtë periudhë ta zgjidhe vetë ditën dhe orën. Unë nuk jam që ta thërrasim me forcë. Në këtë moment nuk duhet të tregojmë para publikut të gjere shfaqje që nuk janë aspak në të mirë, qoftë për qytetarët, për imazhin e Republikës Parlamentare, për imazhin e institucionit, pasi boll është dëmtuar imazhi. Bie dakord me propozimin e Bushkës. Mos dorëzoni me kërkesa institucionit të presidentit. Kemi ezauruar çdo mjet. Nuk do doja që në arkivin e Parlamentit, brezat e tjerë të gjejnë letra që do ti vinin turp për ti lexuar.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat