9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Spiropali kunja kryemokratit: Basha vazhdon të këndojë të njëjtën këngë, i them ndrysho regjistër se…

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka thënë së fundmi se PS në Kamëz mori 4000 vota më shumë nga se kishte marrë në zgjedhjet e mëparshme.

Më tej ajo hodhi dhe një thumb për opozitën duke thënë se njerëzit votojnë për ata që punojnë

Jam shumë e lumtur për fitoren e madhe dhe për fitoren tonë të vogël, në qarkun e Tiranës, por edhe në zona, që janë quajtur tradicionalisht si bastione të PD-së. Rritja e PS-së në këto zona është shenjë e mirë se puna vlerësohet. Njerëzit votojnë për ata që punojnë. Në Kamëz, kemi marrë 4000 vota më shumë nga zgjedhjet e mëparshme. Në Vorë morëm 3000 vota më shumë nga herët e tjera. Në Tiranë morëm 18 mandate, që është një rezultat shumë i mirë për skuadrën tonë. Informacioni i munguar ka bërë që shumë vota të jenë të pavlefshme, duke na humbur edhe vota si PS.

Më tej ajo u ndal dhe te vaksinimi, ku nuk ndali kunjat për kryedemokratin Lulzim Basha.

Basha vazhdon të këndojë të njëjtën këngë,  i them ndrysho regjistër, kaq mund t’i them Bashës. Problemi i Bashës janë zgjedhjet brenda PD-së. Por, kjo nuk na takon neve. Ne na takon që të punojmë më shumë. Ne nuk do të merremi me ta. Është karakteristikë e humbësit që të merret me fituesin, por ne nuk do të merremi me humbësin, por ne do të bëjmë punë. Në parlament e në qeveri do të merremi me punë konkrete, do vazhdojmë me vaksinimin dhe rindërtimin. Të gjithë shqiptarët presin, urojmë që deri në qershor të kemi vaksinuar 1 milionë shqiptarë

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat