13.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Studentët tashmë në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë: Të hiqet detyrimi për kryerjen e vaksinës

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës janë mbledhur dhe po zhvillojnë një marshim drejt Ministrisë së Shëndetësisë. Raportohet se studentët kërkojnë që të hiqet detyrimi për kryerjen e vaksinës dhe të zhvillojnë mësimin normalisht në ambientet e auditorëve.

Sakaq,  në kampusin qendror të universiteteve, më konkretisht në atë Politeknik, janë pranuar edhe studentë të pa vaksinuar.

Në një prononcim për gazetarin, studentët kanë rrëfyer se i është komunikuar se ky tolerim vlen vetëm për ditën e sotme, ndërsa nga nesër e në vazhdim duhet të paraqiten në ambientet fizike vetëm me test PCR apo certifikatë vaksinimi.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat