9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Surpriza e madhe në Berat/ Si e ‘shkërmoqi’ ish-ministri i saj LSI? I siguroi PS mandatin e 5-të…

Një prej qarqeve surprizë në këto zgjedhje ishte ai i Beratit, ku Nasip Naço, i siguroi PS mandatin e 5-të. Në këtë qark janë numëruar deri tani 113 qendra votimi nga 277 qendra në total. Në listën e  PS më të votuarit janë Blendi Klosi me 6418 vota dhe Nasip Naço me 2588 vota preferencial.

PD mori 2 mandate, ndërsa LSI u zhduk nga ky qark duke humbur edhe 2 mandatet e siguruara në 2017.

Largimi i Nasip Naços nga LSI dhe bashkimi me PS largoi edhe votuesit më të mëdhenj të LSI-së, ndërsa votat e Naços i siguruan një mandat më shumë PS në këto zgjedhje edhe pse me një diferencë të  gushtë.

Ndërsa PD mundi të sigurojë vetëm 2 mandate, ku më i votuari është Bujar Hoxhaj me 2697 vota ndjekur nga Tomorr Alizoti me 1669 vota.

Pa asnjë mandat të fituar, më i votuari në listën e LSI është Blenard Nonaj me 2024 vota i ndjekur nga Ardit Çela me 616 vota preferenciale deri tani.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat