14.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Të harruar në Siri, kthejini në shtëpi”, protestë për 50 fëmijët shqiptarë të mbetur në kampe

Shumë qytetarë kanë dalë në protestë sot për 50 fëmijët shqiptarë që ndodhen ende në kampet e Sirisë.

Këshilltarit i Kryetarit të KMSH-së, Ylli Gurra ka kërkuar që qeveria të ndërhyjë e të bëjë çmos që fëmijët të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Çdo qeveri e çdo vendi ka përgjegjësi për qytetarët e vet. I lutem zotit që të gjithë këta familjarë, vëllezër dhe motra që kanë mbetur në Siri, të kthehen në shtëpitë e tyre.

Koha dhe dita e riatdhesimit të këtyre fëmijëve të jetë sa më e shkurtër. Që të shpëtojnë jetën e këtyre fëmijëve, pa hyrë në analizë për ekstremizmin. Thirrja e vetme është që të shpëtojmë fëmijët dhe qytetarët që kanë mbetur në kampin “Al Haëal”.

Çdo kohë që kalon është humbja e fëmijëve tanë në Siri. Edhe ky do të jetë turpi më i madh i shqiptarëve”, deklaroi Gurra.

Ndërsa qytetarë të shumtë i kanë bërë thirrje qeverisë që fëmijët e mbetur në Siri të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Të harruar në Siri, kthejini fëmijët tanë në shtëpi”, thuhet në posterin kryesor që mbajnë në duar protestuesit.

 

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat